Transmetuar më 28-11-2017, 11:43

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një qytet të Kinës kur një studente 19 vjeçare fshehurazi ka lindur foshnjën e saj, dhe pastaj e ka hedhur nga dritarja.

Nuk ka të dhëna nga autoritetet për identitetin e nënës së re, por ajo që dihet është se foshnja e porsalindur ka gjetur vdekjen nga ky veprim i rëndë i nënës së tij.

Video është përhapur shpejtë në rrjetet sociale dhe nëna 19 vjeçare është ofenduar e fyer nga shumë njerëz e shumë të tjerë e kanë kritikuar ashpër.

Kishte edhe nga ata të cilët e kanë mbrojtur 19 vjeçaren duke thënë se sigurisht nuk do të ishte pranuar nga familja e saj pasi shtatzënia supozohej të ishte jashtëmartesore.

Megjithatë ky veprim i të resë nuk ka justifikim pavarësisht rrethanave që e kanë detyruar atë dhe nga do që ta kthesh ai mbetet një krim, pasi ajo i ka marrë jetën një foshnje. /b.l/noa.al/