Transmetuar më 27-11-2017, 11:04

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi sot që të lërë sërish në burg gjyqtarin e gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri.

Avokati i tij mbrojtës kërkoi një masë më të butë sigurie, për shkak se klienti i tij është i prekur nga tumori dhe aktualisht po kurohet në spitalin e burgut, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Por pavarësisht pretendimit të avokatit, gjykata vendosi që gjyqtari Miri të lihet në burg

Gjyqtari Shkëlqim Miri, u ndalua i akuzuar se i kishte mbarrë 25 mijë euro një personi për të ndryshuar veprën penale për të cilën akuzohej një person nga “Vrasje” duke e kategorizuar si “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjyqtarit Miri, ju gjetën në banesë një shumë parash prej 340 milionë lekësh të vjetra.

Më 17 nëntor KLD pezulloi nga detyra gjyqtarin i cili akuzohet se kundrejt të ardhurave financiare ka ndihmuar në lirimin e Gentian Dodës, i dënuar për vrasje.

Ndërkohë kushëriri i gjyqtarit i akuzuar për korrupsion, Kujtim Miri ka pranuar të japë informacion për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por siç është shprehur ai këtë do ta bëjë në një moment të dytë pasi aktualisht ka probleme me shëndetin.

Prokuroria e Përgjithshme po hetonte gjykatësin Shkëlqim Miri prej gati një viti, me dyshimet se ishte korruptuar nga Gentian Doda në këmbim të lirisë. Hetuesit dyshonin se ky i fundit ka paguar një shumë lekësh për gjykatësin që ndryshoi kualifikimin e vrasjes së Gazmir Dedjas në Burrel, në vitin 1997, nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje. /a.y/noa.al

Gjyqtari Miri kërkon hetim në liri. Kushëriri “sekser” i tij kyç gojën: S’jam mirë me shëndet

Iu gjetën 340 milionë lekë në banesë, KLD pezullon nga detyra gjyqtarin

Prokuroria i dërgon KLD-së vendimin për gjyqtarin Miri

Shërbeu si sekser, Krimet e Rënda lënë në burg kushëririn e gjyqtarit

Lihet në burg gjyqtari Miri, avokati Visha: Prokuroria të flasë me prova

Ndalohet kushëriri i gjyqtarit të akuzuar për korrupsion, dyshohet se ishte sekseri

Arrestohet gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri, policia jep detaje

Kontrolli në banesë i gjeti 300 milionë lekë, ndalohet gjyqtari i Apelit