Transmetuar më 23-11-2017, 18:34

Dhuna seksuale e ushtruar ndaj një vajze shqiptare i ka kushtuar shtrenjtë ish-yllit brazilian të Milanit, Robinjo.

Këtë të enjte Gjykate e Milanos,e ka dënuar brazilianin me nëntë vite burg duke u shpallur fajtor për dhunë në grup ndaj një vajze shqiptare.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, braziliani gjatë kohës që luante te Milani në bashkëpunim me 5 persona të tjerë, kanë dhunuar seksualisht 22 vjeçaren shqiptare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 22 janar 2013, në një diskotekë në Milano.

Kjo nuk është hera e parë që Robinjo përfshihet në histori të tilla. Edhe më parë në vitin 009, teksa luante në radhët e Mançester Sitit, u arrestua për përdhunim. (e.c/noa.al)