Transmetuar më 23-11-2017, 16:29

Një vdekje e papritur, e pa lajmëruar, ka shokuar një familje durrsake, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës në rrethana të paqarta.

Pasditen e djeshme, në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit në banesë, është vetëhelmuar 25-vjeçarja K.F.

E reja është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pavarësisht dërgimit në spital, ajo ka gjetur vdekjen në duart e bluzave të bardha.

Noa.al mëson se prindërit e së resë kanë mbetur të shokuar nga akti tragjik, ndërkohë që babai i saj ka thënë shumë pak fjalë para oficerëve të policisë.

“Nuk kishte asnjë problem, ishte natyrë e dashur, nuk kishte shfaqur asnjë shenjë mërzie. Kemi mbetur pa fjalë. Nuk dimë çfarë emri t’i vëmë”, ka thënë i tronditur babai i së ndjerës.

Ndërkohë që nëna e saj ndodhet në gjendje shoku dhe nuk ka arritur të thotë asnjë fjalë për uniformat blu, teksa vajton të bijën e ndjerë.

Ditën e sotme e reja u përcoll për në banesën e fundit, duke marrë me vete edhe motivin e aktit fatal.

Gjithsesi hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e flijimit, ndërkohë që materialet për ndjekje të mëtejshme iu referuan Prokurorisë së Durrësit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese