Aksident me pasojë tetë persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë është regjistruar ditën e sotme në Granmsh.
Mes të plagosurve janë edhe pesë fëmijë nga mosha 8-10 vjeç të cilët udhëtonin si pasagjerë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërsnik i Sipërm, ku mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga 30 vjeçari K.D., banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit edhe pasagjerët N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe të cilët raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd