Transmetuar më 15-11-2017, 19:44

Bahri Shaqiri do të jetë Këshilltari i Presidentit Meta për çështjet e sigurisë kombëtare.

Ai ka mbajtur detyrën e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, por gjithashtu edhe poste të tjera qeveritare.

Pas lënies së detyrës në krye të SHISH-it, Shaqiri ka mbajtur postin e zv.ministrit të Infrastrukturës në qeverinë Rama-Meta.

Vendimi për emërimin e Shaqirit në këtë detyrë nga Presidenti, ka ardhur për shkak të pozicioneve kyçe që ka mbajtur Shaqiri. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd