Transmetuar më 14-11-2017, 23:55

Viktimat e depresionit pas lindjes janë të shumta, dhe fatkeqësisht pasojat mund t’i vuajnë edhe bebet e vogla. Në Pavia (Itali) një nënë e re ka braktisur fëmijën e saj të porsalindur dhe më pas ka telefonuar ndihmën e shpejtë.

Ngjarja e trishtë ka ndodhur në provincën e Pavias rreth orës 13:30 dhe më pas ka telefonuar ambulancën duke ju thënë se ka gjetur një fëmijë të braktisur në kantinë duke ju dhënë edhe adresën e saktë. Mjekët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pranë fëmijës kanë gjetur një grua në gjendje jo të mirë mendore. Gruaja e ndryshoi shumë herë versionin e ngjarjes, duke thënë fillimisht se e gjeti fëmijën në rrugë, dhe më pas pranoi se ishte e ëma e vajzës dhe se kishte lindur 3 ditë më parë.

Më pas mjekët e kanë dërguar në spitalin e San Matteo në Pavia bashkë me djalin tjeter te saj 24 muajsh duke lajmëruar edhe policinë e Sannazzaro (komuna ku jeton nëna). E vërteta ishte se zonja kishte lindur 3 ditë më parë dhe bashkëshorti i saj ishte në punë. Ajo kishte braktisur fëmijën e saj pasi ishte prekur nga depresioni dhe ankthi duke qënë se ndodhej vetëm në shtëpi.

Prandaj kujdes! Në rast se keni shenja të depresionit pas lindjes duhet të flisni me të afërmit tuaj. Mos mendoni se është e pamundur që edhe fëmija të lëndohet pa dashje kur vuani nga ky problem!