Transmetuar më 14-11-2017, 19:18

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit e njohur shqiptarë që luajnë suksesshëm në nivelet e larta të futbollit ku i pari luan për Basel ndërsa tjetri për Arsenalin.

Taulanti luan për kombëtaren shqiptare ndërsa Graniti për atë zvicerane.

Së fundmi ata kanë patur një gëzim në shtëpinë e tyre.

Nëna e tyre feston sot ditëlindjen dhe dy vëllezërit kanë bërë secili nga një urim publik për “të shtrenjtën” e tyre.

Urimi i Taulantit:

“Gëzuar ditëlindjen Nëna ime e shtrenjtë”.

Urimi i Granitit:

“Urime Ditlindja Nëna ime”./a.k/noa.al/