Transmetuar më 14-11-2017, 18:49

Një piton katër metra i gjatë sapo kishte siguruar ushqimin e tij pranë një qendre për fëmijë në Bangkok të Tajlandës.

Ai sapo kishte gëlltitur një mace të egër, por kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë parë skenën dhe pasi e kanë filmuar, gjithashtu e kanë detyruar gjarprin që të nxjerrë jashtë “ushqimin”.

Pamjet rrëqethëse janë filmuar nga kamera amatore, ndërsa kalimtarët kanë telefonuar menjëherë ekipet e specializuara në kapjen e pitonëve.

Pas shumë tentimeve të pranishmit e detyruan gjarprin ta “vjell” macen e egër që e kishte gëlltitur për së gjalli.

Dhe pasi e nxori plotësisht nga goja, macja shihej teksa qëndronte e shtrirë në tokë pa shenja jete. /b.l/noa.al/