Transmetuar më 14-11-2017, 18:47

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, ku ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po e kthejnë UKT-në në një ndërmarrje fitimprurëse.

Deputeti Eno Bozdo nëpërmjet një njoftimi për mediat hedh dyshime pikërisht te mungesa e një plani biznesi nga ana e UKT-së çka sipas tij ka sjellë edhe mungesën e financimeve në këtë kompani.

"ERRU çuditërisht vendos të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. Pavarësisht se UKT i ka humbjet në rrjet mbi 70%. Do të mjaftonte reduktimi i këtyre humbjeve që çmimi jo vetëm të mos rritej, por madje të ulej.

ERRU, si rregull, duhet ta detyrojë UKT më parë të ulë humbjet. Por ERRU i bën fresk politikës së ditës, jo qytetarëve. Nqs UKT do kishte një plan biznesi serioz, çdo banke do ta financonte, pa patur nevojë të rritet aspak çmimi ujit.

P.S. Ndërkaq Veliaj ka dy vjet që mburret se e ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e UKT. Por qartazi gënjen! Me sa duket, do ta japin me koncesion. Por më parë po e kthejnë në fitimprurëse….sigurisht me leket tona", shprehet Bozdo. /b.l/noa.al/