Transmetuar më 14-11-2017, 16:54

Duket se televizioni Top Channel nuk po gjen qetësi. Pas largimit të shumë punonjësve nga ky stacion televiziv, mësohet se ka ndodhur edhe një shkarkim i bujshëm.

Top Channel ka shkarkuar drejtorin e informacionit, Sokol Balla. NewsBomb ka konfirmuar lajmin, i cili është publikuar nga disa media.

Nuk përmenden arsyet, por lajmi duket se është i sigurt sepse sakaq është vendosur dhe kush do e zëvendësojë Ballën.

Drejtori i ri i informacionit, i komanduar deri në mbledhjen e bordit, është gazetari Endri Xhafo, i ardhur në TCH nga ABC News para dy muajsh.

Balla është një nga emrat më të njohur të TOP Channel. Ai është gjithashtu autor i një prej programeve më të rëndësishëm të këtij televizioni, Top Story, i cili vihet në diskutim pas këtij vendimi të televizionit për ta shkarkuar Sokol Ballën nga detyra që mbante.