Transmetuar më 14-11-2017, 16:26

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes që pas ditës së diel.

Ajo ishte në qendër të titujve të shumë medieve të botës për shkak të veshjes së saj që nga tapeti i kuq ku u shfaq me robdishambër dhe peshqir në kokë, e deri tek ndërrimi i 12 palë veshjeve të tjera gjatë spektaklit të madh të “MTV EMA”.

Përveçse drejtuese e ceremonisë, ajo ka performuar në skenë këngë nga repertori i saj ndër to edhe këngën e saj më të re “Anywhere”. 

Ishte vërtet fantastike, performanca e Rita Orës e cila ka “ndezur” skenën e Webley.

Gjithashtu theksojmë se për herë të parë, siç nuk kishte ndodhur më parë, pjesë e “MTV Europe Music Awards” 2017 të ndarjes së çmimeve ishin katër artistë shqiptarë, dy prej të cilëve ia dolën të marrin një trofe: Dua Lipa dhe Ermal Meta. /b.l/noa.al/