Transmetuar më 14-11-2017, 15:55

Dy fëmijë mund ta cilësojnë veten si më me fat pasi kanë mundur të shpëtojnë mirë dhe pa lëndime nga një aksident i mundshëm i cili mund të kishte përfunduar edhe tragjikisht.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në një zonë rurale në Norvegji tregojnë një autobus, nga i cili zbresin disa fëmijë.

Por ndërsa shumica e tyre presin të largohet autobusi që të kalojnë rrugën, njëri prej tyre nxiton dhe vrapon nga pjesa e pasme e autobusit pa parë nëse po vinte apo jo makinë nga krahu tjetër.

E sapo djaloshi niset, një vajzë paksa më e madhe fillon ta ndjekë për ta ndaluar, në këtë moment një kamion shikohet të vijë nga krahu tjetër i rrugës dhe frenon menjëherë.

Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa asnjë të lënduar, dhe e gjithë kjo pasi drejtuesi i makinës ka reaguar në kohë, duke shmangur në këtë mënyrë një tragjedi të vërtet. /b.l/noa.al/