Transmetuar më 14-11-2017, 15:04

Kanë kaluar disa javë nga ndarja e çiftit të Big Brother 9 Benardit dhe Xhenit, e me sa duket njëri prej tyre ka vendosur që të “hedhë” një hap në marrëdhënien e tyre.

Bëhet fjalë për Benardin i cili gjatë ditës së djeshme postoi një video në Instastory ku shfaqej duke kënduar një këngë dashurie, po nuk dihet nëse ishte një dedikim për Xhenin apo ndonjë tjetër.

Dhe nëse do të ishte për Xhenin, kjo e fundit ka zgjedhur t’i përgjigjet në një foto me një zemër në "Ponte Vecchio", vendi ku ajo ndodhet aktualisht.

Çifti u ndanë dhe u larguan të dy nga spektakli i kërcimit "Dance with me" dhe nuk dihet nëse ka ende shpresë që ata të rikthehen sërish bashkë.

Xheni është kthyer në Itali pas ndarjes, ndërsa Benardi vazhdon jetën në Tiranë dhe postimet e tij të fundit të lënë përshtypjen se është duke ja ndjerë mungesën ish të dashurës. /b.l/noa.al/