Transmetuar më 14-11-2017, 13:56

Me mbylljen e televizionit ku ajo punonte së fundmi, gazetarja e njohur Sonila Meço prej kohësh mungon në ekranin shqiptar.

Megjithatë duhet theksuar se herë pas herë ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku postimin e fundit e ka bërë këtë paradite.

Ajo ka postuar një foto nga jeta e saj studentore ku shfaqet me një pamje shumë ndryshe nga kjo e sotmja, me flokë të shkurtra dhe e veshur me një fund dhe bluze me lule.

Sonila në foto shfaqet me miken e saj Lira ku tregon edhe ‘arratisjen” e tyre nga shkolla për të ndjekur në Paris Botërorin e vitit 1998.

“Botërori 1998, Paris. Me më të bukurën, Lirën time, kur ‘braktisnim’ provimet për arsye madhore. #throwback #bff”, shkruan Meço.