Transmetuar më 14-11-2017, 11:07

Në Gjykatën e Tiranës u hodh sot shorti ku u përzgjodhën për verifikim, për shkak të zbatimit të vettingut, gjashtë gjyqtarë.

Shorti nxorri emrat e Artan Lazaj, Bledar Abdullait, Brunilda Kadit, Brunilda Kasmit, Astrit Faqollit dhe Alma Bratit.

Gjyqtarëve do ju verifikohet pastërtia e figurës, lidhur me të shkuarën e tyre dhe nëse meritojnë të jenë pjesë e sistemit gjyqësor.

Komisionerët e pavarur të kualifikimit përzgjodhën 25 dosje të shqyrtuara nga gjyqtarët që do kalojnë në filtër.

Kujtojmë se gjyqtari Artan Lazaj, është ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilit disa muaj më parë iu refuzua viza nga ambasada amerikane në Tiranë. /a.y/noa.al