Transmetuar më 14-11-2017, 07:30

Pesë persona kanë denoncuar në polici, xhaxhanë e dy këngëtareve të njohura shqiptare.

L.Koçi akuzohet se ka mashtruar qytetarët, duke iu premtuar t’iu siguronte viza për në Kanada, kundrejt 5 mijë eurove.

Pasi kanë paguar paratë, ata kanë humbur çdo kontakt me personin, i cili rezulton xhaxhai i këngëtareve Greta dhe Eni Koçi, duke u detyruar që të drejtohen në polici.

Sipas ‘GSh’, L.Koçi premtonte t’i fuste qytetarët e mashtruar si pjesë të grupit muzikor të Greta Koçit, gjatë koncerteve që këngëtarja do të mbante në Kanada.

Për këtë arsye, pritet të merret në pyetje edhe këngëtarja Greta Koçi për të mësuar nëse ajo ka pasur dijeni për mashtrimin e kryer nga xhaxhai i saj.

Gjithashtu pritet të verifikohet nëse kemi të bëjmë me një abuzim në emër të saj për interesat personale të xhaxhait.