Transmetuar më 13-11-2017, 22:40

E pabesueshme por e vërtetë. Italia nuk do të jetë pjesë e botërorit, Rusi 2018. Në ndeshjen e kthimit, italianët bënë gjithçka për të shënuar një gol, por nuk ja dolën përballë një Suedie të fortë.

Takimi u dominua nga zotërimi i topit nga ana e itlalianëve, por suedezët treguan se e merituan plotësisht përfaqësimin për në botëror.

Grintë, faulla, prekje të topit me dorë, gjithçka pati kjo ndeshje, e cila në fund gëzoi të verdhët e Suedisë.

Ndeshja e parë përfundoi 1-0 për suedezët. Për tifozët e Italisë, që janë të shumtë, ky është një zhgënjim, dhe nuk dihet nëse kampionati botëror do të jetë më i bukur pa Italinë. /k.k/noa.al/