Transmetuar më 13-11-2017, 22:23

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Velipojë.

Një 20-vjeçare me emrin Matilda Prendi, është vetëhelmuar me fostoksinë mëngjesin e ditës së sotme në shtëpinë e saj.

Pas gjetjes nga familjarët, e reja është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

20-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë pasdites së sotme.

Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës./a.k/noa.al/