Transmetuar më 13-11-2017, 21:58

Kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka folur sot për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se po shikohej mundësia për shkarkimin e tij, pasi sipas PS ai rezulton i dënuar në Itali me 2 vjet burg për vjedhje.

Duke folur në “Tonight Ilva Tare”, Kapllanaj tha:

“Nuk kam pasur asnjë çështje civile jo më penale as në Itali as në Shqipëri,. Çfarë kam pasur e kam deklaruar aty e ka pas PS, deklarimin tim ta kishin shqyrtuar në çdo kohë. Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve që kam qendruar në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Çdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem”.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese do t’i ndërpresë mandatin, aid ha këtë përgjigje.

“Unë nuk paragjykoj asnjë organ të drejtësisë. Nuk jam në atë lloj prerje që të merrem dhe të paragjykoj Gjykatat Kushtetuese. Këto janë gjëra që i bën Taulant Balla me shokë. Në qoftë se nuk i shkon këtyre për shtat, cdo lloj organ i drejtësisë duhet shkarkuar, duhet përdorur Vettingu. Pra duhet bërë cdo gjë e mundur për ta përbaltur këtë. Nëse u shkon këtyre aty ku duhet atëherë gjykata është e mirë, prokuroria është e mirë. Unë e neveris këtë sjellje të kujtdo force politike sepse unë besoj në organet e drejtësisë dhe në këtë rast. Ashtu sic pata besim te KQZ-ja që sipas meje dhe juristëve mori vendimin e drejtë. Edhe gjykata kushtetuese do marrë atë vendim që është i bazuar në ligj”.