Transmetuar më 13-11-2017, 21:29

Një grua është dhunuar nga bashkëshorti i saj, përpara ambulancës qendrore të qytetit të Vlorës.  

Fillimisht, bashkëshorti ka nisur ta ofendojë me fjalë banale, por situata ka agravuar ku zotëria e ka qëlluar gruan e tij me shqelma dhe grushte, duke mos ndier mëshirë për veprimin që po bënte, shkruan Vloranews.

Sipas qytetarëve, ulërimat e gruas fatkeqe ishin tmerruese, pasi vazhdimisht ai vetëm e qëllonte dhe askush nuk guxoi për të ndërhyrë.

Më vonë, burri e ka marë me zor, duke e tërhequr, dhe e ka çuar në shtëpi.

Nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e tyre.

Foto ilustruese