Transmetuar më 13-11-2017, 19:31

Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj i divorcuar, shkaktoi një reagim të gjerë në opinionin publik.

Për autorin e krimit të rëndë, Fadil Kasemi, është bërë ekspertiza mjeko-ligjore për të parë nëse është i aftë mendërisht.

Rezultatet kanë dalë, dhe në bazë të të dhënave, vërtetohet se  Kasemi nuk ka asnjë problem mendor, çka lë hapësirë të mendosh se krimin e ka kryer me koshiencë të plotë.

Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gjyqtarja, Fildez Hafizi, u vra rreth dy muaj më parë, duke e qëlluar me armë të llojit pistoletë.

Ajo që e bëri edhe më të ndjeshme këtë ngjarje, ishte një letër që gjyqtarja e ndierë i kishte dërguar ambasadorit amerikan, ku i kërkonte ndihmë, dhe duke paralajmëruar vrasjen e vet. /k.k/noa.al/