Transmetuar më 13-11-2017, 17:58

Një gjarpër ka luftuar me vdekjen për shkak të një plage të rëndë saqë zemra e tij rrihte jashtë trupit për disa orë.

Një veteriner e gjeti atë në rrugë në Australi dhe e mori ta ndihmonte. Sikurse duket edhe në video, zemra e gjarprit rreh mbi lëkurën e tij, pasi ishte goditur nga një makinë.

Doktori Stephen Cutter e mbylli plagën e ndërlikuar pas një operacioni që zgjati rreth gjysëm ore dhe tani pritet që krijesa të shërohet plotësisht.

“Ishte një operacion i heshtur, por shumica e punës sime me kafshë të egra është e tillë. Shumë pacientë të mi kanë qenë edhe më të vogla. Tani po bëhet vërtet mirë. Zemra e vërtetë nuk u përplas, gjë që ishte jashtëzakonisht me fat. Është plaga e vetme e llojit të saj që kam parë ndonjëherë”, tha ai.

Dr. Cutter është kirurg veterinar dhe anëtar themelues i Spitalit të Kafshëve Ark dhe Kryetar i Komitetit Këshillimor për Mirëqenien e Kafshëve në Territorin Verior.

Një aktivist i përkushtuar i mbrojtjes së kafshëve dhe kirurg veterinar që nga viti 1995, ai hapi qendrën në vitin 2007 dhe ishte Fituesi i Çmimit në 2010 për Krenarinë e Australisë në kategorinë e mjedisit. /b.l/noa.al/