Transmetuar më 13-11-2017, 12:07

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi janë dokumentar vjedhjet që ata dyshohet se kanë kryer. 

Në kuadër të operacionit të koduar “Ustai” u arrestuan Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi  Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H., 14 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre erdhi pasi, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta persona mund të kenë kryer.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.Tosku, E.Hamzallari, dhe Xh.H.,  për veprime të mëtejshme hetimore. /b.l/noa.al/