Transmetuar më 12-11-2017, 20:45

Kjo femër që shikoni në fotot që ju sjell noa.al, është 26-vjeçarja që i mori jetën të riut shqiptar duke e masakruar me thikë, vetëm e vetëm sepse ai iu ankua në 1 të natës se bënte shumë zhurmë me muzikën e lartë në shtëpinë ngjitur.

Pasi u arrestua nga policia greke, e dyshuara e pranoi krimin dhe tha se ishte penduar për atë që bëri.

“Më falni, nuk doja”, – u shpreh ajo për vrasjen me thikë të 35-vjeçarit Valdol Loka, emigranti shqiptar që jetonte në Kretë të Greqisë prej vitesh me gruan dhe dy fëmijët e tyre një shtatëvjeçar dhe një bebe vetëm 15-muajsh, me vdekjen e të atit, të mbetur jetimë.

Sot (e diel), e dyshuara u dërgua me pranga në gjykatë ku u vendos që të lihet në burg pa afat.

Pranë gjykatës ka reaguar me klithma, gruaja e Valdonit.

“Pse e liruat pse, që të vriste tim shoq”, – thirri ajo plot dhimbje, të qara me dënesë dhe irritim, për faktin se më herët, e dyshuara e krimit ishte arrestuar një ditë para se të vriste Valdonin, nën akuzën e vjedhjes dhe disa orë më vonë ishte lënë e lirë nga gjykata. Mësohet se kriminelja narkomane, kishte peshkuar me njoftim në internet për takim intim një shtetas grek të cilin më pas e kishte plaçkitur por ai e kishte denoncuar dhe ajo u prangos, por vetëm për disa orë.

Policia pohoi se e dyshuara ishte narkomane dhe qarkullonte me dy thika në brez, me njërën prej të cilave i mori jetën emigrantit të pafajshëm nga Shqipëria.

Në fotot dhe video që noa.al ju sjell më poshtë shikoni të dyshuarën, të ndjerin dhe bashkëshorten e tij si dhe të afërm e të njohur të tyre. /a.b/noa.al/

Προφυλακίστηκε η 26χρονη οροθετική τοξικομανήςthyma dolofonias araxnh

Σάλος για τη δολοφονία του 35χρονου από την 26χρονη οροθετική τοξικομανήΣάλος για τη δολοφονία του 35χρονου από την 26χρονη οροθετική τοξικομανή

Προφυλακίστηκε η 26χρονη οροθετική τοξικομανής