Transmetuar më 12-11-2017, 19:11

Zbulohet emri që do të prezantojë Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Dhe është pikërisht emri i mirënjohur, i cili e ka moderuar edhe më parë, prezantuesi Adi Krasta.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Krasta ka thënë se do të jetë vetë ai që do prezantojë festivalin e përvitshëm.

“Po bashkëpunoj me Pali Kuken. Duam të bëjmë një festival të mirë, me të ftuar të veçantë. Do ta prezantoj festivalin me shumë njerëz”, u shpreh Krasta gjatë intervistës.

Adi Krasta është një nga emrat më të njohur të televizionit shqiptar./a.k/noa.al/