Transmetuar më 12-11-2017, 17:46

Të premten që lamë pas këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje, ku ndante me fansat momentin e ngrirjes së vezoreve të saj.

Kjo video u shoqërua me kritika e fyerje të shumta.

Këngëtari i mirënjohur Elton Deda ka reaguar ndaj këtyre komenteve dhe fyerjeve me një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Elton Dedës:

“Sapo u futa në këtë shtëpi virtuale të shpirtrave të sëmurë pashë një ulërimë perverse ndaj Bleonës. Të gjithë masturbuesit femrat ziliqare, që s’kanë patur asnjë orgazëm gjatë jetës, gjithë çunat kampionë që akoma nuk i hudhin naftë makinës, të gjithë u treguan tepër të zgjuar duke dhënë mendime të vyera. Vallaj jeni tepër simpatike. Nuk u morët kurrë me punët tuaja, prandaj ju tremb historia e termometrit”.