Transmetuar më 12-11-2017, 15:34

Ish-kryeministri Berisha denoncon se kreu i postës së Himarës me ish-shefin e kufirit në Dhërmi po transpostojnë drogë vazhdimisht nga Porto Palermo.

Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruan nëpërmjet një postimi në Facebook se Viktori bashkë me Sokolin bashkë me disa policë të thjeshtë po trafikojë drogë para syve tanë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shteteror i droges!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Prsh Doktor. Jam nje qytetar nga bashkia e himares. Dua tju informoj me gjendjen e trafikimit te ashashit ne zonen e porto palermos. Sa her qe del gomonia e policis ne det dhe furgoni i policis ne qarkullim ndodh qe transportohrt hashash. Kete fenomen e kam par shum her. Mund tju them se organizatori i ketij trafiku esht ish komandanti i postes se himares. Viktori bashk me Sokolin ish shefi kufirit te dhermiut te cilet kan edhe disa polica te thjesht. Dua tju tem se sontem kryhet transport e pash me syt e mi. Ju lutem ne qofte se e publikoni kete mos me nxirni ne sken anonim ju lutem.”