Transmetuar më 12-11-2017, 13:43

Lorik Cana ka treguar dhe një herë për publikun që gruaja e tij italiane është shqiptarizuar tashmë.

Dihet që bashkë me fjalët e bukura, të huajt tërhiqen dhe prej fjalëve me ngjyresë negative. Një prej tyre që Monica ka mësuar dhe përdor tashmë, është “katunar”. 

Lorik Cana ka treguar dhe kur e përdor… “Nuk më lë të vesh kanatiere gruaja. Ka mësuar fjalën katunar dhe më thotë lëre, kjo është për katunarët”…

Gjithçka tjetër e thotë në italisht Monica, por fjalën katunar, sigurisht të lakuar si të ishte një fjalë italiane e përdor në shqip.

Dhe meqë jemi te veshja, një pikë e fortë e Lorikut, ai na tregon dhe diçka tjetër që nuk ka më kuptim të vishet tani…këmishët serioze me mëngë të shkurtra.