Transmetuar më 12-11-2017, 10:17

Një vajzë e vogël 13 vjeç nisi të ankohej për dhimbje fyti dhe veshi pasi kur po qëndronte e ulur pranë një pishine një bletë fluturoi papritmas dhe u fut në gojën e saj duke i ngecur në fyt.

Menjëherë pas kësaj vogëlushja filloi të kollitej në mënyrë që ta nxirrte insektin jashtë, por gjithçka rezultoi pa sukses dhe në orët në vazhdim ajo nisi të ndjente dhimbje gjithnjë e më shumë në fyt dhe në veshin e saj të djathtë.

Madje edhe ushqimin e gëlltiste me vështirësi, prandaj prindërit e shqetësuar e dërguan vajzën tek një mjek që zbuloi se bleta kishte ngulur thumbin në fyt.

Mjeku bëri ekzaminime në fyt, në kordat vokale dhe zbuloi se bleta kishte lënë thumbin e saj në pjesën e pasme të fytit duke u futur në indet që rrethonin zonën.

"The Sun" shkruan se mjekët hoqën me sukses thumbin nga fyti dhe vajza tani nuk ndjen më dhimbje, ndërsa bletën mund ta ketë gëlltitur ose nxjerrë jashtë. /b.l/noa.al/