Transmetuar më 11-11-2017, 20:51

Bud Spencer është një nga aktorët më të njohur të kinematografisë italiane, botërore por edhe një nga më të preferuarit për shqiptarët.

Carlo Pedersoli ka qenë protagonist në shumë filma duke bërë për vete miliona njerëz.

Së fundmi Hungaria e ka nderuar aktorin e njohur duke ngritur një statujë të tijën në Budapest.

Aktori italian shumë i dashur për shqiptarët, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në një spital në Romë gjatë vitit të kaluar.

Filmat e tij më të njohur ku ka interpretuar janë ‘Quo Vadis?’, ‘Dio perdona io no’, “Aladino”, ‘Lo chiamavano Trinità’, Non c’è due senza quattro”, dhe shumë të tjerë.

Vlen të theksohet se “Bud Spencer” ka qenë edhe kampion në sportin e notit përpara se ti futej rrugës së aktrimit./a.k/noa.al/