Transmetuar më 11-11-2017, 12:43
Zbulohet personi që luante rolin e ndërmjetësit mes të kërkuarit për vrasje Gentian Doda dhe gjyqtarit Shkëlqim Miri, që ra në pranga dje.
News 24 raporton se shtetasi A.Buci është kushëriri i të kërkuarit Gentian Doda dhe personi që bëri dorëzimin e parave si ryshfet për gjyqtarin Miri.
Mësohet se Buci i ka dorëzuar paratë kushëririt të gjyqtarit, i cili u ndalua një ditë më parë me rolin e ndërmjetësit.
Një ditë më parë, policia gjeti një sasi të konsiderueshme parash, në shtëpinë e gjyqtarit.