Transmetuar më 11-11-2017, 12:26

Të gjithë e njohin si zëri misterioz që na shoqëron çdo mëngjes në emisionin në TvKlan, “Aldo Morning Show”. Ndërkohë që shumë pak mund të dihet për jetën e tij private, nga personazhi që fshihet misteriozisht pas mikrofonit të mëngjesit e që arrin të nxjerrë sekretet e shqiptarëve që telefonojnë.

“Bluetooth” i “Gazetës Shqiptare” ka arritur të zbulojë një lajm shumë të gëzueshëm për të. Pas 13 vitesh, ai është bërë baba për herë të dytë. Kësaj radhe i një vogëlusheje.

Aldo prej vitesh është martuar me Ketiona Jubanin dhe janë prindër edhe të një tjetër fëmije, tashmë 13 vjeç, Marti.

Tanimë, Marti do të ketë edhe një motër të vogël të quajtur Charlot. Fryti i dashurisë me Ketionën, i nisur që në televizionin shqiptar, ka sjellë edhe një tjetër gëzim pas kaq shumë kohësh në familjen Lipe.