Transmetuar më 11-11-2017, 10:16

Kryeministri Edi Rama ka premtuar libra falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën.

Deklarata u bë gjatë një takimi me qytetarët e Dibrës, ku kreu i qeverisë tha se në buxhetin e ri është parashikuar që fëmijët do të marrin librat falas.

Rama tha se do të ketë një kusht për këtë nismë, ku prindërit e fëmijëve duhet t’i dorëzojnë librat në fund të vitit, për t’i marrë nxënësit e tjerë.

“Të gjithë fëmijët, nga klasa e parë deri në të katërtën, do të kenë librat falas nga shteti. Por, me një kusht. Që në fund të vitit, t’i dorëzojnë tekstet për t’i marrë nxënësit e tjerë”.

Një ide e tillë është artikuluar më herët edhe nga opozita, ku tashmë do t ëbëhet faktitk në vitin e ardhshëm akademik. /k.k/noa.al/