Transmetuar më 10-11-2017, 15:47
Një përplasje në hyrje të zonës, në ndeshjen e kampionatit kroat mes Çibalit dhe Istrës, për pak sa nuk i mori jetën futbollistit Zvonimir Filipoviç. 20-vjeçarit i kaloi gjuha poshtë, dhe për pasojë pati bllokim të frymëmarrjes.
Gjyqtari kroat Bruno Mariç, i cili ndodhej shumë pranë futbollistit të shtrirë në tokë, ndërhyri menjëherë duke i hapur gojën lojtarit dhe duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Me gjestin e tij, që i shpëtoi jetën Filipoviçit, arbitri u bë heroi i ditës në Kroaci.
“Kam ndjekur një kurs dhe e dija mirë se çfarë po bëja. E kuptova menjëherë që situata ishte e rëndë. Më përqafoi dhe më falenderoi”, tregoi Bruno Mariç.