Duam apo nuk duam, të gjithë ne që e ndjekim futbollin, e luajmë ndonjë bast, për qejf apo kur kemi nevojë për para, çdo ditë apo një herë në javë a muaj.
Gjashtë vite më parë, e lodhur nga fjalët drejtuar bashkëshortit të saj, një shofer taksie dhe djalit për paratë që linin në pikat e basteve sportive, një grua vendosi që t’u bashkohet atyre.
59-vjeçarja nga Kenti në Britaninë e Madhe që prej asaj kohe vendoste çdo fundjavë nga 1 paund skedinë edhe vetë.
Fitores i është afruar shpesh, por vetëm fundjavën që kaloi qëlloi në shenjë dhe këtë e bëri me një shumë të majme.
59-vjeçarja parashikoi saktë 12 ndeshje dhe në total fitoi fiks 574,278.41 paund. Fituesja thotë se parashikimet janë vendosur duke patur parasysh emrat e skuadrave, jo formën e tyre.
“Vendosa fitoren për skuadrat, emrat e të cilave më dukeshin më të këndshme”, citohet ajo nga mediat britanike. Skedina ishte vendosur tek kompania “William Hill”.
Zëdhënësi i William Hill, Rupert Adams, shpjegon: “Prej 4o vitesh bashkëshorti i zonjës vendoste baste, me një paund. Në gjithë jetën time, nuk kam parë kurrë që një femër të fitojë kaq shumë me një paund bast”.
Ndeshjet
Huddersfield – West Brom 1
Newcastle – Bournemouth 2
Southampton – Burnley 2
Swansea – Brighton 2
Aston Villa – Sheff Wed 2
Barnsley – Birmingham 1
Bolton – Norwich 1
Derby – Reading 2
Ipswich – Preston 1
Millwall – Burton 2
Nottingham F. – QPR 1
Sheff Utd – Hull 1