Transmetuar më 07-11-2017, 22:42

Një 30-vjeçar në Tiranë ka kapur mat të dashurën me një tjetër.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, i riu ka tentuar të nxjerrë me forcë të dashurën nga lokali, ndërkohë që askush nga ata që kanë parë ngjarjen nuk ka ndërhyrë.

“Një 30-vjeçar në rrugën e Durrësit ka kapur të dashurën në kafe me një person tjetër dhe ka tentuar ta nxjerrë atë me forcë. Njerëzit kanë menduar se ajo ka qenë motra. Por, më pas kanë kuptuar se ajo ishte e fejuara”, tha gazetarja.