Transmetuar më 06-11-2017, 21:30

Në kufijtë e skandalit është ngjarja e ndodhur pranë Komisariatit të Policisë në Sarandë, ku një i ndaluar nën dyshime për trafik droge në bashkëpunim, arriti të arratiset edhe pse me pranga, duke i shpëtuar ndjekjes policore.

Gjithçka nisi pasi sot në Sarandë, specialistët e Seksionit kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.I., 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë.

F.I. 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë);

A.P. 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

F.P, 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë);

K.P., 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M.

Policia Sarandë sakaq, ka shpallur në kërkim shtetasin E.I., 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, shtetasin M.I., i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin K.P. i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M.

VIDEO: 

Por ndërsa u bë kjo valë arrestesh, shtetasi E.I., u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve. Policia e Vlorës dhe Sarandës thonë se po vijojnë punën intensivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit.

Policia e Shtetit tha se fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 dhe 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër. /noa.al/

VIDEO: JA MOMENTET E ARRESTIMIT / 

Droga e sekuestruar

06VLORE1

06VLORE2

06VLORE3

Arrestimet e kryera