Transmetuar më 05-11-2017, 14:29

Saimir Kodra, i ftuar në ‘Mos i Fol Shoferit’, nga Rudina Dembacaj, ka folur rreth periudhës kur tentoi t’i futej politikës, por tashmë për të nuk kanë asnjë vlerë.

I pyetur për shprehjen ‘Media e Kazanit’ nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai tha: “Rama ka një të mirë shumë të madhe, që është një njeri që merr forma dhe ngjyra në çdo moment dhe me çfarëdo lloj personi.

Ishte kjo qasje e tij që hodhi trutë e gomarit të shqiptarëve, edhe mua sepse thonë se një nga arsyet pse erdhi në pushtet ishe dhe ti. Atëherë mbroja qasjen e tij se mendoja se do i jepte vlera gjithckaje në Shqipëri.

Zhgënjim i madh jo vetëm i imi, më shumë miq që kanë qenë afër tij me njerëz intelektualë etj.”

Ndërkohë çështja e Tahirit ka qenë tepër e përfolur dhe rasti i sulmit të Ramës ndaj gazetarëve, për Saimirin ai bëri gjithcka për të tërhequr vëmendjen.

“Prapë gazetarët ranë pre e gjithë kësaj. Unë e thashë që atë ditë, ai gjeti gazetarët që ishin aty. Unë nuk jam as trim, as gangster, as më i forti as më i dobëti.

Por, po të kisha qenë me mikrofon, sigurisht që do i gjuaja ose do e shaja, nuk mund t’i rrija ashtu. Këta gazetarët që janë profesionistë të nderuar, ndoshta janë mësuar me të tillë natyra arrogante dhe e anashkaluan", u shpreh Saimiri.