Transmetuar më 05-11-2017, 13:16

Edhe dita e sotme i ka përballur qytetarët shqiptarë me të njëjtën problematikë të një dite më parë, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Pala greke po punon me regjistra manualë për të bërë të mundur regjistrimin e pasaportave të qytetarëve shqiptarë.

Sipas autoriteteve të vendin fqinj, problemi me serverin nuk është zgjidhur ende, dhe nuk ka afat se kur mund të ketë një përmirësim të situatës.

Ndërkohë, fluksi i qytetarëve pritet të rritet gjatë ditës, dhe mungesa e funksionimit të serverit ka sjellë radhë të gjata në Kapshticë.

Prej së shtunës paradite pika e Kapshticës është e bllokuar dhe radhët dje shkuan deri në disa kilometra.

Traun e doganës në drejtim të Greqisë u lejuan të kalonin vetëm shtetasit me pasaportë greke, të vendeve të tjera të BE, por edhe ata nga Himara.

Mbi këtë bazë mes qytetarëve dje qarkulluan teza se situata ishte një hakmarrje e Athinës për çështjen “Himara”. /k.k/noa.al/