Transmetuar më 04-11-2017, 14:43

Të veshësh një bebe nuk është e lehtë, por të veshësh dy në të njëjtën kohë është thuajse e pamundur.

Një video e publikuar nga “DailyMail”, ka treguar se si vuan një baba i cili mundohet të bëjë gati për shtrat dy vogëlushet e tij.

Burri australian duket se e ka shumë të vështirë të veshë binjaket, të cilat janë në lëvizje të vazhdueshme.

Kur merret me njërën, tjetra ikën. Në kohën që babai i përkushtuar e kap, nis “arratinë” e para.

Gjithsesi, pas një “lufte” vërtet të lodhshme, më në fund, babai misionin e përfundon me sukses. /b.l/noa.al/