Transmetuar më 03-11-2017, 22:17

Një tjetër shqiptar ka përfunduar në pranga, i akuzuar për përfshirje në grabitjen me armë të një agjendarie në Maltë, ngjarje e ndodhur në datën 5 Tetor.

Ai është identifikuar si Artan Coku, 25 vjeç.

Dyshohet se i riu se ka ndihmuar autorët të gjenin zonën e dyqanit, disa ditë para se të ndodhte grabitja.

Sipas asaj që shkruan “The Malta Independent“, Coku kishte shkuar më përpara në vendngjarje për t’u siguruar për vendndodhjen e biznesit dhe nëse do të ishte i hapur ditën që ndodhi grabitja.

Gjykata, e kryesuar nga gjyqtari Grazio Mercieca, pasi mori parasysh rrethana vendosi që Coku të dërgohet në paraburgim. Pak ditë pas ngjarjes autoritetet arrestuan dy shqiptarë. Një prej tyre, i identifikuar nga mediat malteze si Daniel Muka, 22 vjeç akuzohet gjithashtu për tentativë vrasje ndaj oficerëve të policisë. /k.k/noa.al/