Transmetuar më 03-11-2017, 00:28

Humbja e dhëmbëve të qumështit tek një fëmijë mund të jetë një gjë emocionuese.

Studimet e fundit shkencore kanë zbuluar se mbajtja e dhëmbëve të foshnjave mund të kenë përfitime shumë të rëndësishme shëndetësore që mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj në vitet e ardhshme.

Dhëmbët e foshnjave përmbajnë qeliza burimore brenda pulpës së dhëmbëve.

Qelizat burimore mund të rigjenerohen në neurone, kocka dhe ligamente, dhe disa qeliza kardiake mund të riparojnë indet e dëmtuara të zemrës.

Shkurtimisht, këto qeliza burimore mund të ndihmojnë për të kuruar një sërë sëmundjesh që fëmijët mund te preken.

Shumë prindër në dekadat e fundit kanë mbledhur qelizat burimore të kordonit te prere pas lindjes së fëmijës së tyre.

Ky kordon mund të ruhet (për një tarifë të lartë, $ 2,000 në shumë kompani) në rast se fëmija i tyre ndonjëherë ka nevojë mjekësore për qelizat e tyre burimore.

Pra, herën tjetër kur fëmija juaj ka një dhëmb të lirshëm, mendoni ku ta mbani atë për ta ruajtur sa me mire.

Gatuajshëndetshëm.com shkruan se ti nuk e di kur ato dhëmbë të vegjël mund të jenë shpëtimtare te vertete për fëmijën tuaj.