Transmetuar më 02-11-2017, 00:16

Ky është horoskopi për muajin nëntor. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

DASHI:

Sa gjëra për t’u bërë! Truri juaj është shumë i ngarkuar. Do të doni të shijoni privatësinë që ju rezervon gjëra shumë të mira, duke mundësuar njohje të reja; do të doni të zhvilloni projektet profesionale, ose të bëni gjëra të tjera…

Do të jeni shumë dinamikë, por mos u sforconi shumë sepse kjo mund t’ju bëjë nervozë, sidomos me familjarët apo partnerin/en. Do të jetë një periudhë mjaft interesante, nëntori ju ofron situata shumë të këndshme.

Dashuria

Periudhë e zymtë për dashurinë. Do të përjetoni shumë emocione, shpesh jo shumë të qarta. E kaluara mund të kthehet në kujtesën tuaj, ose mund të jeni të pakënaqur me diçka që do donit ta kishit, por që nuk e keni.

Sidoqoftë mënyra sesi e nisni këtë muaj beqar, në një lidhje të komplikuar apo të martuar, reflektoni mbi këtë situatë. Flisni, dialogoni, komunikojani dëshirat tuaja një miku/e, partnerit/es apo kujdo që të dëshironi. Do të jetë mënyra e dyhur për të përballuar ndjenjat tuaja dhe për të hedhur dritë mbi emocionet që përjetoni.

Puna

Saturni, Urani dhe Mërkuri, që ju mbështesin, do t’ju garantojnë realizimin e projekteve që keni në mendje. Madje shumë të tjerë do ju vijnë në mendje! Do t’i ngjasoni një vullkani aktiv. Pra është një periudhë e mirë për të hedhur hapa përpara në karrierë.

Përfitoni dhe impenjohuni fort. Gjithsesi tregoni kujdes! Një periudhë e mirë për të bërë investime, për të financuar apo për të bërë transaksione të çdo lloji. Të ardhurat do të jenë të mira!

DEMI:

Do të jetë një muaj i veçantë. Nga një anë mund të jeni të paqartë në fushën e ndjenjave, të lidhura me familjen apo marrëdhënien tuaj, nga ana tjetër do të tregoheni energjikë, plot grintë. Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni vetes tuaj për të përmirësuar jetën tuaj personale dhe atë profesionale.

Në nëntor mund të harxhoni më shumë para, por rrini të qetë pasi do t’i shijoni shpenzimet që do të bëni. Kjo periudhë do ju ndihmojë të kaloni më lehtë situata që nuk do të jenë kaq të favorshme. Gjithsesi, në çdo moment do të dini si të reagoni.

Dashuria

Dashuria do të jetë e trazuar. Nuk do të ndiheni tërësisht të kënaqur dhe do ju duket sikur ju mungon diçka. Një person praktik si ju e di mirë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse është diçka e pamundur, dorëzohuni; nëse jo atëherë, pavarësisht se mund të kërkojë kohë, ju do t’ia dilni mbanë.

Tani për tani mundohuni t’i kaloni këto ditë pa e vrarë shumë mendjen. Afërdita tek Akrepi mund t’ju bëjë të fiksoheni pas diçkaje, por dijeni se gjithçka do të zgjidhet kur të afrohen festat!

Puna

Me Jupiterin tek Akrepi, profesioni, në ditët e para të nëntorit, do t’ju shërbejë si trampolinë hedhjeje. Mund të mësoni se do të ngriheni në detyrë, ose mund t’ju bëhet një propozim i ri. Gjithsesi, gjërat e mira do të vijnë vitin e ardhshëm, kur këto raste do të transformohen në situata stabël dhe të favorshme financiarisht.

Dhe përsa i përket parave, kjo do të jetë ndoshta gjëja nga e cila nuk do të jeni 100% i kënaqur. Gjithsesi kjo shkaktohet edhe nga shpenzimet që ju vetë i bëni…

BINJAKËT:

Nëntori do ju sjellë situata mjaft pozitive përsa i përket ndjenjave. Do të ndiheni të lumtur në sferën familjare, nga një marrëdhënie në të cilën jeni të përfshirë ose nga konkretizimi i diçkaje që po prisje prej kohësh. Për fat të keq, ngaqë jeni shumë i ngarkuar me mendime të ndryshme mund të prishni gjithçka dhe t’u hapni rrugën debateve.

Ka shumë projekte që doni të realizoni, por mos u tregoni të paduruar. Mos nxitoni t’i realizoni të gjitha njëherësh, por tregoni kujdes dhe durim.

Dashuria

Afërdita dhe Marsi që ndodhen tek Peshorja do t’ju ofrojnë një fillim muaji mjaft të sheqerosur dhe erotik. Emocionet dhe ndjenjat do të jenë në plan të parë dhe do t’ju garantojnë kënaqësi të shumta.

Afërdita nuk do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë nëntorit, prandaj me kalimin e ditëve do të kënaqeni më pak, pavarësisht se gjnedja do të jetë pak a shumë e njëjtë. Gjatë kësaj periudhe do të sqaroni edhe disa dyshime që keni pasur.

Puna

Sa më shumë të tregoheni të organizuar, aq më shumë do të jeni të përqendruar, preçiz dhe të vendosur në punë dhe gjërat do të shkojnë për mbarë. Nëse nuk do të tregoni kujdes, edhe një gabim i vogël mund të prishë projektet tuaja.

Është fatkeqësi të humbni gjithçka prej një detaji të vogël! Përsa i përket parave, nëntori nuk do të jetë muaji më i mirë, por gjithsesi frytet e punës suaj do t’i merrni. Dhe kjo nuk është pak!

GAFORRJA:

Dëshira juaj për të bërë ndryshime të vogla, apo të mëdha në shtëpi, për të krijuar një ambient më të ngrohtë e relaksues, mund të përballet me kundërshtitë e një tjetër anëtari të familjes. Pra mund të përballeni me tensione, por gjithsesi do të dini t’i kaloni më së miri.

Nëntori ju ofron situata të favorshme në sferën personale, pasi mund të keni më shumë kohë të lirë për veten, të bëni miqësi të reja, mund të merrni propozime interesante ose të zhvilloni hobet tuaja. Në përgjithësi do të jetë një muaj mjaft i këndshëm.

Dashuria

Të mira dhe të këqia ju presin këtë muaj. Ulje dhe ngritje, por me shumë mundësi situata do të marrë për mirë me pozicionin e favorshëm të Afërditës dhe Jupiterit tek Akrepi. Një kalim i shkëlqyer për dashurinë, që mund t’ju ofrojë momente të sinqerta dhe premtuese.

Gjërat më pak të mira do të lidhen me tensionin e brendshëm, pakënaqësitë në eros, ose situata të tjera që do të jenë kalimtare. Yjet e dinë sesa jeni të ndjeshëm ju të Gaforres, por mundohuni të tregoheni më të fortë.

Puna

Ju pret një periudhë productive, madje edhe plot me fat. Financat do të jenë në plan të parë. Nëse doni të rrisni fitimet, reflektoni me kujdes, pasi do të jeni të frymëzuar dhe zgjedhjet tuaja do të jenë mjaft të gjetura.

Tregoni kujdes ndaj nervozizmit, që mund t’ju shtyjë të mbylleni në vetvete, ose t’ju bëjë mjaft impulsivë. Këto sjellje nuk do t’ju garantojnë raporte frytdhënëse dhe shumë të qëndrueshme. Mbani sytë hapur! Mund t’ju vijë një propozim i shkëlqyer.

LUANI:

Energjikë, plot grintë dhe komunikues; përgatituni ta prisni nëntorin me një marsh më shumë! Koha e lirë do ju ofrojë shumë kënaqësi, sidomos përsa i përket udhëtimeve të shkurtra, që do ju ndihmojnë në njohjet e reja.

Ndjenjat do të jenë komplekse, ndoshta për shkak të problemeve në shtëpi ose familje, të lidhura me shpenzime ekstra. Gjithsesi këtë muaj, çfarëdo problemi t’ju shfaqet do të arrini t’ia dilni mbanë me sukses!

Dashuria

Ju pret një muaj i shkëlqyer, me Afërditën dhe Marsin në anën tuaj. Ndjenjat dhe zemra do të jenë në sintoni. Përfitoni të rregulloni gjërat që i keni më për zemër si dhe për të përjetuar situata mjaft të nxehta në dhomën e gjumit.

Cilado qofshin qëllimet tuaja, kur Afërdita të kalojë tek Akrepi, do t’i shqyrtoni edhe njëherë disa situata që shkaktohen nga kundërshtitë e brendshme. Nga ana tjetër, grinta juaj erotike do të jetë në maksimum përgjatë gjithë nëntorit. Do të jeni Miss ose Mister sensualiteti!

Puna

Mërkuri dhe Saturni tek Shigjetari do të jenë ëngjëjt tuaj mbrojtës, sepse do t’ju bëjnë racionalë, konkretë, të qartë dhe të aftë të reagoni gjithnjë në mënyrën e duhur. Nëse Jupiteri, së bashku me Afërditën tek Akrepi do të vënë në provë financat tuaja, do t’ju dilni mbanë më së miri.

Do të jetë një periudhë mjaft e mirë për t’u hedhur në aksion, për të gjetur bashkëpunëtorë të rinj, ose për të stabilizuar më shumë pozicionin tuaj. Do të jeni mjaft të besueshëm dhe kush punon me ju do të mbetet shumë i kënaqur nga mbështetja që i ofroni.

VIRGJËRESHA:

Jeni Virgjëresha klasike e organizuar dhe preçize apo jeni një ngatërrestar i madh? Sido që të jeni, Mërkuri tek Shigjetari gjatë muajit nëntor por edhe në dhjetor do të vërë në provë pagabueshmërinë dhe qartësinë tuaj.

Mund të jeni të shpërqendruar, ndoshta sepse do të mendoni për dashurinë, ose sepse do të keni shumë mendime në kohë dhe diçka mund t’ju shpëtojë. Nëntori do të jetë një muaj i veçantë, në disa aspekte me fat dhe magjik për emocionet. Ka kaluar kohë që nuk ndiheshit kështu.

Dashuria

Gjatë nëntorit Afërdita kalon tek Akrepi, ku e pret krahëhapur Jupiteri. Nga ky kalim ju të Virgjëreshës do të mbusheshin plot besim, vetëvlerësim dhe qetësi. Për këto ju kishit vërtet nevojë.

Fati që do t’ju shoqërojë në dashuri gjatë këtij muaji lidhet ngushtë edhe me faktin se do të tregoheni më të hapur dhe më të afërt. Jini pozitivë. Kjo është përgjigja juaj për Saturnin, që i forcuar edhe nga Mërkuri, do t’ju kundërshtojë.

Puna

Nëntori është muaj me fat sepse Afërdita dhe Jupiteri tek Akrepi janë favorizues për financat dhe rastet që mund t’ju shfaqen në karrierë. Bëni kujdes me detajet; mund të humbni shansin të përmirësoni situata të caktuara në sferën ekonomike ose atë profesionale ngaqë nuk tregoheni të vëmendshëm.

Për t’i evituar tregoni kujdes për skadencat dhe takimet, verifikoni çdo detaj dhe mos ndërprisni komunikimin me bashkëpunëtorët dhe klientët. Do të shihni që kjo situatë do të jetë pikënisja e një faze tjetër, më e kënaqshme për punën dhe paratë.

PESHORJA:

Çfarë muaji elektrizues që ju pret! Do të mbështeteni fuqishëm nga Marsi tek Peshorja dhe Mërkuri tek Shigjetari, të cilët do ju japin vitalitet, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar. Në kohën e lirë do të zbaviteni mjaftueshëm, por edhe në familje gjërat do të ecin mirë. Përfitoni, pasi do të arrini rezultate të rëndësishme.

Nëse ju kanë mbetur çështje pezull përballojini me armët tuaja më të forta gjatë këtij muaji dhe çdo gjë do të zgjidhet si me magji.

Dashuria

Nëntori nis me Afërditën dhe Marsin tek Peshorja. Mund të jetë jetë ky sinjali për një periudhë të rëndësishme në fushën e ndjenjave, e karakterizuar nga dëshira për të kthyer faqen, për të përmirësuar ose për të realizuar qëllimet që mbani në zemër prej kohësh.

Ju presin ditë të mbushura me lajme të reja, me transformime që para se të shihen nga jashtë do t’i ndjeni nga brenda. Ju do të ndryshoni e bashkë me ju do të ndryshojnë situatat që përjetoni. Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse reflektoni do të zbuloni gjëra interesante. Erotizmi do të jetë në plan të parë përgjatë gjithë muajit.

Puna

Me Mërkurin dhe Saturnin tek Shigjetari, të cilët do t’i keni në anën tuaj, nëntori do të jetë një muaj rezultativ për ju. Për impenjimin dhe vendosmërinë do të mendojë Marsi, që, i pozicionuar tek Peshorja, do t’ju bëjë të fortë dhe bindës.

Gjatë këtij muaji mund të merrni përgjigje pozitive, të hidhni hapa në karrierë, të zgjeroni kompetencat tuaja, të caktoheni në një pozicion të ri etj. Do të jetë një periudhë që mund t’ju shtojë të ardhurat. Kini besim dhe shtoni impenjimin tuaj. Do t’ja vlejë.

AKREPI:

Do të jetë një muaj special për zemrën, për ndjenjat në përgjithësi dhe raportet në familje. Ndoshta sepse një surprizë ju pret, një lajm i ri mund t’ju falë buzëqeshje ose shumë para.

Do të jeni më të hapur dhe plot besim, konkretë dhe të vëmendshëm dhe zemra juaj do të ketë sigurinë se era këtë herë është në favorin tuaj. Për gjërat e tjera duhet të prisni pak, por për ju nuk do të jetë problem.

Dashuria

Afërdita në nëntor kalon tek Akrepi, ku do të presë Jupiterin për të formuar një çift perfekt. Si do të ndikojë në zemrën tuaj ky pozicionim i planeteve? Me siguri do ju bëjë të ndiheni mirë; do të jeni plot besim, pozitivë, të hapur dhe të disponueshëm.

Do të keni dëshirë të shijoni jetën dhe sidomos të përjetoni dashurinë që ndjeni. Pikërisht kjo do të bëjë dallimin këtë muaj dhe do ju shtyjë të bëni një hap të rëndësishëm përpara. Do të lini pas tensionet dhe do t’i buzëqeshni të tashmes.

Puna

Nëntori do të jetë një muaj i “çuditshëm”. Do të reflektoni mbi projekte që nuk i keni konkretizuar ende, do të bëni analiza të thella për ato që doni dhe mënyrën sesi do t’i realizoni. Por do të mendoni edhe për të ardhurat, pasi ngjarjet që do të ndodhin do të jenë në favorin tuaj përsa i përket financave.

Momentet e favorshme do t’i kapni në ajër dhe do të arrini të konkretizoni mundësitë që do të shfaqen. Puna dhe paratë do të jenë të favorizuara këtë muaj.

SHIGJETARI:

Dinamik dhe shumë të gjallë; me Marsin dhe Mërkurin në anën tuaj ju pret një muaj interesant në shumë drejtime. Në kohën e lirë do të zbaviteni, sepse do të bëni njohje të reja dhe do të kaloni mbrëmje të bukura, që do t’ju mbeten në mendje.

Do të keni grintën e duhur për të përballuar me sukses çdo situatë që do të krijohet në familje. Mund të bëni edhe një udhëtim të bukur të këndshëm, i cili do t’ju ofrojë pushimin e kërkuar për t’u larguar nga rutina e përditshme dhe për t’u kthyer më pas i karikuar.

Dashuria

Afërdita dhe Marsi tek Peshorja do t’ju favorizojnë në fillim të muajit. Do të jenë ditë fantastike, që do t’ju bëjnë të përjetoni emocione të forta dhe të sinqerta. Deri në datën 7 gjithçka do të jetë perfekte dhe romantizmi do t’ju shoqërojë në shumë situata.

Më pas do të jeni më konkretë, të vëmendshëm në komunikim, dinamikë dhe të gjallë. Gjithsesi, edhe kështu gjërat do të ecin mbarë! Marsi do të qëndrojë në anën tuaj përgjatë gjithë nëntorit, prandaj erotizmi do të jetë në plan të parë.

Puna

Një muaj i përkryer për të krijuar kontakte të reja që do të jenë të nevojshme për bizneset tuaja ose për të rritur shanset për karrierë. Do të jeni të vendosur, preçiz dhe të besueshëm, aftësi këto që do të bëjnë që të bini në sy në ambientin ku punoni.

Nëse po kërkoni punë, intervistat mund të kenë përfundim të mirë, përsa i përket parave tregohuni të kujdesshëm. Nuk do të jetë një muaj i favorshëm. Duhet të organizoheni mirë dhe ndoshta mund t’ju shfaqet ndonjë mundësi e mirë.

BRICJAPI:

Do të jeni nervozë në fillim të muajit. Kjo për shkak të Afërditës dhe Marsit, që mund t’ju komplikojnë jetën, në sferën profesionale dhe atë familjare. Tregohuni të fortë, sepse këtë muaj do t’ju mbështesë Jupiteri, që do t’ju shmangë problemet që do të shfaqen rastësisht.

Edhe pse nëntori nuk do të jetë ndër muajt më të mirë, gjithnjë ka dritë në fund të tunelit dhe jus ë shpejti do ta shihni. Tani për tani mos u tregoni impulsivë dhe tregohuni të kujdesshëm. Fundi do të jetë i lumtur!

Dashuria

Afërdita dhe Marsi tek Peshorja do t’ju dhurojnë një fillim muaji plot stuhi dhe kundërshti. Zemra juaj do të jetë e ndarë më dysh; do të jeni të ndarë mes asaj që provoni dhe asaj që do të donit të bënit realisht.

Më pak fjalë, një rrëmujë e madhe. Për fat të mirë, pas 7 ditëve të para, Afërdita nuk do të jetë më kapriçoze dhe do ju ndihmojë, ndërsa përgjatë muajit do të bashkohet me Jupiterin. Ky pozicionim do ju tregojë zgjidhjet që duhet të ndërmerrni. Erosi? Nuk do të përjetoni situata të mira në këtë sektor.

Puna

Për profesionin mund të jetë një muaj impenjativ, sidomos përsa i përket tensioneve të shkaktuara nga Marsi tek Peshorja përgjatë gjithë nëntorit. Për shkak të këtij pozicionimi duhet të tregoheni të kujdesshëm, të mos i përgjigjeni provokimeve dhe të rrini përherë gati.

Në anën tuaj do të jetë Jupiteri, që së bashku me Afërditën tek Akrepi, pas javës së parë mund t’ju sjellë shumë fat, diçka që do të ndryshojë tërësisht situatën në favorin tuaj, sidomos përsa i përket financave. Së shpejti gjërat do të përmirësohen.

UJORI:

Nëse doni të njihni miq të rinj apo të shijoni kohën e lirë deri në fund ky është muaji i përkryer për të realizuar qëllimet tuaja! Mërkuri dhe Marsi do t’i bëjnë të përkryera mbrëmjet tuaja, do të jeni plot energji dhe dëshirë për të’u argëtuar.

Nëntori do të jetë një muaj me ulje ngritje në familje, me momente plot intensitet dhe te tjera ku do t’ju duhet të rishikoni kërkesat tuaja. Udhëtime apo shëtitje? Do t’i realizoni sidomos në fund të muajit. Tregoni kujdes me shtëpinë dhe ndaj të papriturave.

Dashuria

Afërdita dhe Marsi tek Peshorja do t’ju favorizojnë në fillim të muajit. Ky konfigurim mund të konkretizojë një marrëdhënie dashurore që kërkonit prej kohësh. Në çdo rast mos humbisni mundësinë për të provuar eksperiencat e forta, gjatë të cilave ndjenjat dhe zemra do të jenë në sinkron të plotë.

Pas javës së parë, Afërdita nuk do të jetë më në anën tuaj dhe mund të shfaqni kundërshti e pasiguri. Erotizmi do të jetë shumë mirë, por emocionet nuk do të jenë të qëndrueshme, ndoshta për sepse partneri juaj mund të jetë i shpërqendruar.

Puna

Do ta nisni muajin me paqartësi, por me grintën që ju karakterizon do t’ia dilni mbanë situatave të ndryshme. Përgjatë muajit, Mërkuri dhe Saturni tek Shigjetari mund t’ju ofrojnë të reja interesante.

Nëse po kërkoni punë, mund të gjeni përgjatë nëntorit. Pika juaj e dobët? Për shkak të Afërditës dhe Jupiterit tek Akrepi do të jenë paratë. Do të doni më shumë, por të ardhurat tani për tani nuk do të ndryshojnë. Në këmbim mund të forconi pozitat tuaja në punë!

PESHQIT:

Do të jetë një muaj interesant por duhet të tregoheni të kujdesshëm me përqendrimin. Ky muaj do të jetë plot impenjime dhe jo gjithnjë do të arrini të kujtoni se çfarë duhet të bëni. Shënoni çdo gjë në axhendë, që të mos harroni asgjë. Në familje dikush do të tregojë gishtin drejt jush.

Gjithsesi, nëntori do të ketë edhe gjëra të mira. Ndjenjat, emocionet dhe pak fat do t’ju kthejnë buzëqeshjen në këtë kohë plot shqetësime. Do të shihni që 2018 do të jetë në favorin tuaj dhe shumë gjëra do të rregullohen.

Dashuria

Nuk do të jetë një muaj ideal për të dialoguer. Do të jetë një muaj perfekt për të dashuruar pa limite, sepse të dashurosh do të thotë të mos kesh kufinj. Me Afërditën dhe Jupiterin tek Akrepi, fuqia e emocioneve që do të provoni mund të bëjë ndonjë magji.

Do të ktheni në favorin tuaj një situatë që mendonit se e kishit humbur. Do të ndizni pasione që mendonit se ishin shuar. Dhe shumë të tjera si këto… Me pak fjalë, gjërat më të mira do t’i arrini në një sektor që e keni shumë për zemër.

Puna

Nuk do të jetë një periudhë e lehtë. Për shkak të impenjimeve dhe stresit, mund të tregoheni të pavëmendshëm dhe të bëni ndonjë gafë, një gabim ose të harroni diçka që do t’ju bëjë me dhimbje koke. Tregoni kujdes dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Koka do të ketë plot mendime, por duhet të reagoni dhe të jeni pozitivë. Jupiteri do t’ju mbrojë edhe pse Mërkuri dhe Saturni do t’ju shkaktojnë turbullira dhe së shpejti situata do të ndryshojë për mirë. Jini të durueshëm dhe mos u shpërqendroni.