Transmetuar më 01-11-2017, 11:16

Mbingarkimi i trurit me shumë informacione, stresi, kequshqyerja ndikon në rënien e mprehtësisë së kujtesës sonë.

Revista mjekësore "Medical News Today" ka renditur 5 mënyrat se si në të forcojmë kujtesën tonë.

Sipas saj nëse ne ushqehemi me një dietë të shëndetshme do shohim përmirësim në memorizimin e gjërave.

Është e rëndësishme që në dietën tonë të jenë dhe produktet si avakado, kanella, bishtajat, vaji i ullirit, arrat, dhe peshku.

Stërvitja e trupit është një tjetër mënyrë për të ndihmuar mendjen tonë.

Shtimi i punëve ka bërë që njerëzit të flenë më pak, studiuesit këshillojnë që marrja e një gjumi të shkurtër e ndihmon trurin të çlodhet dhe të memorizoj më shumë.

Dy mënyra të tjera për të pasur një kujtes të shëndetshme është dhe stërvitja e trurit me lojëra inteligjence, meditimi dhe dëgjimi i muzikës. /b.l/noa.al/