Transmetuar më 29-10-2017, 20:34

Astrit Ajdareviç, do të jetë lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari i AEK-ut të Athinës, gjatë emisionit Zona Gol në “Supersport”.

Astriti ka lindur në Prishtinë, dhe prindërit janë me origjinë nga Medvegja.

Në vitin 1992, ai është zhvendosur me familjen e tij drejt Suedisë, dhe deri më tani 27-vjeçari ka luajtur vetëm me ekipet e moshave të Suedisë, nga U-17 deri tek U-23.

Mesfushori 1.92 i gjatë, duket se do të jetë “blerja” më e re për kontingjentin e Panuçit.

Ajdareviç pritet të jetë një “armë” e shtuar n♪7 shërbim të kombëtares shqiptare.