Transmetuar më 27-10-2017, 22:12

Një qen shtëpie sulmoi fëmijën e vogël duke e kafshuar rëndë në trup dhe duke i shkaktuar plagë serioze.

Fëmija është një djalë vetëm tre vjeç, banues në zonën e Shijakut, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Komisariati i Policisë Shijak tha sot se “në fshatin Pjezë, në banesë, është kafshuar nga qeni i shtëpisë, fëmija E.P. 3 vjeç.

Pas plagëve që mori, vogëlushi u dërgua me urgjencë në QSUT “Nënë Tereza”, ku edhe ndodhet aktualisht, jashtë rrezikut për jetën,

Policia tha se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Rasti i kafshimit të një fëmije nga qeni i shtëpisë vë në pikëpyetje sigurinë e vogëlushëve me qen brenda mjediseve shtëpiake.

Disa mendojnë se mbajtja e qenit brenda shtëpisë jo vetëm nuk është higjienike, por ashtu si rasti i Shijakut, bart rrezik evident të sulmeve me pasoja dramatike. /noa.al/