Transmetuar më 27-10-2017, 19:52

Papërgjieshmëria e disa personave nuk njeh kufij, dhe një gjë e tillë tregohet shpesh në vendin tonë.

Një konteiner plastik është përfshirë nga flakët në zonën pranë Televizionit Shqiptar.

Një bashkëpunëtor i NOA ka përcjellë dy video ku tregohet se si konteineri digjet plotësisht, edhe me mbetjet brenda.

Flakët janë të përmasave të mëdha, ndërsa disa persona e kanë spostuar atë në mes të rrugës për të parandaluar përfshirjen nga flakët edhe të kazanëve të tjerë plastikë.

Ndërkohë, në një video tjetër, duket se si qytetarët fikin flakët me kova me ujë, derisa në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit. Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. /k.k/noa.al/