Transmetuar më 27-10-2017, 10:33

Është kaq e vështirë të zgjohesh në mëngjes herët për të nisur ditën e punës. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit, temperatura e trupit bie me disa gradë. Në mëngjes, disa orë pas gjumit, ajo fillon të ngrihet dalëngadalë për të kapur vlerat optimale.

Kjo të ndihmon të zgjohesh gradualisht dhe me energji që vjen në rritje, krejt ndryshe nga ç’ndodh kur zgjohesh në mes të natës.

Zgjimi pas një zileje të dytë është më keq se zilja e parë

Ky argumentim është mjaft i thjeshtë: mbyllja e ziles së parë dhe kthimi në gjumë i jep një sinjal trurit që, në thelb, thotë: koha për të pasur një cikël tjetër gjumi. Është 10 minuta.

Alarmi i ardhshëm të zgjon ndërsa trupi po fillon një cikël të ri, që në të vërtetë është koha më e keqe për t’u zgjuar. Ndaj edhe ekspertët këshillojnë që të zgjohesh pas alarmit të parë.

Natyrisht, është më e thjeshtë ta thuash sesa ta bësh, por nëse e nxit veten pak më shumë në fillim, atëherë do të mësohesh dhe do t’ia arrish. /b.l/noa.al/