Transmetuar më 26-10-2017, 21:20

Të nderuar lexues, ky njoftim publikohet nga NOA në zbatim të rregullores së Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”, miratuar me vendim të AMA-s, nr.76, datë 04.04.2015

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 "Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posacëm të Apelimit", shpall vendet vakante për pozicionet:

Specialist Financë/Buxhet

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posacme si vijon:

 

Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Ekonomi, Dega Financë.

Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.

Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.

 

Specialist i Burimeve Njerëzore

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posacme si vijon:

 

Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor".

Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

 

Specialist IT

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posacme si vijon:

 

Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.

Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.

Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory,Outlook Mail Client

Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.

Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj).

Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

Specialist Protokoll/Arkive

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

 

Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor".

Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

 

Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.

Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017  në një nga format e dhëna më poshtë: 

 

Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 Nëntor 2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017 në adresën: [email protected]. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;

Dëshmi e gjendjes gjyqësore;

Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;

Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;

Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.